Maqedoni

Dimitrov: Nuk heqim dorë nga identiteti, gjuha dhe nga BE

27.11.2020 15:06

Gjuha dhe identiteti as diskutohen e as negociohen. Kjo është përgjigja e zv kryeministrit për çështje evropiane Nikolla Dimitrov...

Gjuha dhe identiteti as diskutohen e as negociohen. Kjo është përgjigja e zv kryeministrit për çështje evropiane Nikolla Dimitrov në intervistën për N1 në pyetjen rreth  bllokadës së Bullgarisë për fillimin e bisedimeve me BE-në. Por Dimitrov thotë se vendi nuk ka ndërmend të heqë dorë nga ardhmëria e tij europiane por duhet pranuar se historia në Ballkan, shumë shpesh ndërthuret mes shteteve të ndryshme. 

"Identiteti i Maqedonisë është rezultat i një procesi historik dhe thjeshtë ne si politikë nuk mund as të bisedojmë as të negociojmë për këtë. Njëherësh mendoj se kjo është një porosi e keqe për gjithë rajonin. Ne morëm dritë të pastër jeshile në mars. Në paragrafin operativ të vendimit për fillimin e bisedimeve aderuese nga Këshilli Evropian, nuk ka kushte për Maqedoninë e Veriut, dhe në këtë kuptim, është shumë keq meqë në njëfarë mënyre pamundësia për të arritur konsensus dërgon porosi se kredibiliteti i Bashkimit Evropian nuk është i tillë siç do të donim të ishte.", tha Nikolla Dimitrov, zv.kryeminsitër për eurointegrime.
 
VMRO-DPMNE: Mocion mosbesimi ndaj Qeverisë Zaev
 
VMRO-DPMNE akuzon kryeministrin për pazare me interesat kombëtare maqedonase dhe mohim të historisë. Opozita do të ngre në parlament mocion mosbesimi ndaj Qeverisë.
 
"Zoran Zaev duhet të japë dorëheqjen dhe të largohet. VMRO-DPMNE pas përfundimit të 100 që nga ardhja e Qeverisë do të ngrejë një mocion mosbesimi ndaj  Qeverisë  në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Dhe ne presim që Qeveria të mos e fitojë besimin, dmth së paku 61 deputetë të votojnë për mosbesim ndaj Qeverisë së Zoran Zaev.", tha Aleksandar Nikollovski, nënkryetar i VRMO-DPMNE-së.
 
Zaev i vlerësoi njoftimet e tilla nga VMRO-DPMNE, si të papërgjegjshme për të ardhmen e shtetit dhe popullit maqedonas. 
 
Ahmeti: Çështjet e hapura, të zgjidhen përmes dialogut
 
BDI kërkon që cështjet e hapura me Bullgarinë, të zgjidhen përmes dialogiut.
 
"Në këtë situatë ne duam një zgjidhje sa më të shpejtë dhe të mos ndikohet nga emocionet,  por të jemi racional dhe arsyeshëm  për ta përmbyllur sa më shpejtë këtë cështje.  Besoj se edhe pala bullagre do të tregojë arsyeshmëri të lartë që të kalohen këto dallime ekzistuese dhe sa më parë të mbahet mbledhja e përbashkët ndërqeveriare me BE-në. Shpresoj edhe tek miqt tanë ndërkombëtarë, sidomos të Brukselit, që do të inkurajojnë palët për një zgjidhje sa më të shpejt.", tha Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.
 
Disa nga partnerët e koalicionit, kërkojnë takim me Zaevin. Nga LDP konkretisht është kërkuar takim për të diskutuar perspektivat e BE, veçanërisht në kontekstin e vetos së Bullgarisë. Sipas Rregullores së Punës së Kuvendit dhe Kushtetutës, vendimi për të votuar mosbesimin e Qeverisë merret me shumicën e votave të numrit të përgjithshëm të deputetëve. Nëse votohet mocioni I mosbesimit  Qeveria është e detyruar të japë dorëheqje.
 
NERMINE MULAKI