Maqedoni
Vevçan, thyhet me gurë xhami i ambulancës
27.11.2020 15:30
Situata me pandeminë nxjerr në pah një tjetër anë të karakterit njerëzor, atë të shfryrjes së inatit....

Situata me pandeminë nxjerr në pah një tjetër anë të karakterit njerëzor, atë të shfryrjes së inatit. Në Vevçani, të enjten ka pasur një sulm me gurë ndaj automjeteve të ambulancës. Rasti është kanë paraqitur në polici, por ende nuk dihet nëse sulmi vjen nga ndonjë pacient i pakënaqur apo është revoltë ndaj institucionit shëndetësor. Gjithsesi aktet e tilla duhen dënuar edhe pse dëmi nuk ishte shumë i madh.
“Ambulanca e Qendrës Shëndetësore u dëmtua, akti është një moment i turpshëm, dëmi material është i vogël, por nuk dua të besoj se është diçka e qëllimshme. Mendoj që mund të ketë qenë ndonjë i pirë, ndonjë i ri. Rasti është paraqitur në MPB.”, tha Jovan Stojkoski, drejtor i qendrës shëndetësore në Vevçan.
Qendra shëndetësore në Vevçan ka marrë donacione të përditshme nga organizata humanitare dhe qytetarë si furnizime oksigjeni, ambulancë, materijale për pajisje mbrojtëse, mjete financiare dhe ilaçet. E kur çdo ndihmë është e mirëseardhur, nuk mund të dëmtosh atë që ekziston, sidomos në këtë situatë.
“Duke qenë se jemi institucion i kujdesit shëndetësor parësor, nuk kemi aq shumë para, jemi të kufizuar në kapacitete dhe materiale, donacionet tona janë vërtet shumë të vlefshme në luftën kundër Covid 19.”, tha Stojkoski.
Në qendrën shëndetësore të Vevçanit, ku është improvizuar një qendër kovid, aktualisht trajtohen 40 pacientë pozitiv me Covid 19.
ILMIJE ZHAKU
