Maqedoni
Vjedhjet në komunën e Çairit, qytetarët: Policia të marë masa urgjente
27.11.2020 16:36
Rastet e shtuara të vjedhjeve kohët e fundit në Çair, kanë shqetësuar qytetarët...

Rastet e shtuara të vjedhjeve kohët e fundit në Çair, kanë shqetësuar qytetarët. Ata ankohen se policia nuk po merr masa edhe pse vjedhjet I denoncojnë
"Nuk është e mirë ajo që vjedhin por fajin e ka shteti, që nuk i ndjek. S’di sa koh është vjedh vetura nuk miret vesh kurxho"...
"Nuk duhet të kesh shum shkoll (për ndjekje të vjedhësve). Një katundar me ardh mundet me zgjedh ketë problem"...
"Qeveria dhe policia duhet të marin masa, kush tjeter, qytetarët!?"...
"Nga kjo cantë më është vjedhur kuleta, para 15 ditëve. Shkova në polici më thanë të pres 2 3 dit, nëse nuk arijn ta gjejn vjedhësin atëherë nxjeri dokumentat vet. Cka nëse ankohem, ashkush nuk lëviz, policija nuk lëviz as gishtin e dorës për asgjë. Vetëm po vjedhet dhe s’kemi çka bëjmë.", thanë qytetarët.
Ganiu: Kërkojmë formimin e policisë bashkiake
Kreu i Çairit, Visar Ganiu, thotë se komuna nuk ka ingerenca të drejtpërdrejta në këtë situatë. këmbëngul se policia bashkiake, do të jepte ndihmë në këtë drejtim.
"Në fazat e decentralizimit të kemi edhe polici lokale, jemi duke diskutuar dhe përgatitur edhe ligjet me pushtetin qëndror që të kalojë në Kuvend. Por deri atëherë jemi në komunikim me shefin e policisë hetimet po kryhen. Ka indicia, janë marrë xhirimet nga kamerat e sigurisë.", Visar Ganiu, kryetar i komuës së Çairit.
Edhe ministri i brendshëm Spasosvki, thotë se ka përparime në hetimin e vjedhjeve të makinave në Cair, por nuk deshi të japë më shumë hollësi pasi hetimi është edhe në vijim.
SEDAT SELIMI
