Listat anketuese, KSHPK: Shumë kryetarë gjykatash nuk i dorëzuan
Një numër i madh i kryetarëve të Gjykatave Themelore....

Një numër i madh i kryetarëve të Gjykatave Themelore nuk kanë dorëzuar brenda afatit ligjor listat anketuese. Një nga gjykatësit ka dorëzuar listë, por pa afat dhe në të nuk ka raportuar asnjë pasuri të paluajtshme.
Një kryetar gjykate nuk ka dorëzuar listë për ndërprejen e ushtrimit e funksionit. E të gjitha këto raste u diskutuan në mbledhjen e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit.
“Lista e kryetarëve të gjykatave të cilën nuk i kanë kryer obligimet për dorëzimin e listës anketuese pas zgjedhjes, apo listën anketuese pas ndërprerjes së funksionit, të dorzohet në këshillin gjyqësor të RMV-së.Këshilli Gjyqësor duhet ta ketë këtë informacion dhe ta shfrytëzojë në ndjekjen e punës së gjykatësve” – tha Nënkryetarja e Komisionit për parandalimin e Korrupsionit, Sofka Pejovska Dojçinovska.
Në seancën e sotme, atikorrupsioni miratoi gjithashtu Metodologjinë me të cilën do të mund të vërë nën lupën e komisionit edhe legjislativin. Edhe pse ekziston një metodologji e tillë, nga KPK thonë se ajo duhej rifreskuar e azhurnuar duke përdorur përvojën e vendeve në rajon dhe praktikat më të mira . Antikorrupsioni miratoi edhe udhëzimin praktik mbi rregulloren për zbulimin dhe menaxhimin ad hoc të rasteve të konflikteve të interesit për anëtarët e qeverisë. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)
