“Covid-19”, 18 viktima dhe 645 ratse të reja në Shqipëri
Vazhdojnë të shënohen rekorde të reja fatale ng Covid....

Vazhdojnë të shënohen rekorde të reja fatale ng "Covid-19" në Shqipëri e Kosovë.
18 persona kanë humbur jetën nga virusi korona në Shqipëri. .
Sipas raportimit zyrtar të Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë kryer edhe 2201 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 645 persona.
Ndërkohë, në 24 orët e fundit, janë shëruar 403 persona.
Aktualisht, në 3 spitalet COVID, po trajtohen 363 pacientë, 25 në terapi intensive, 8 pacientë janë të intubuar.aktualisht në shqipëri ka 17.719 raste aktive.
“Covid-19”, 12 të vdekur , 764 raste të reja në Kosovë
Në Kosovë ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e Covid 19 ose komplikimeve të shkaktuara prej tij, kanë humbur jetën 12 qytetarë. Instituti i shëndetit publik njofton edhe se nga 1.827 testime të kryera, janë konfirmuar 764 raste të reja me COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar edhe 584 pacientë. Që prej 13 marsit , kur u paraqitën rastet e para, në Kosovë janë regjistruar 37.792 raste me COVID-19, prej tyre 975 kanë vdekur. Numri i rasteve aktive është 13.543.
