“Covid 19”, 28 të vdekur, 1093 pozitiv, 819 të shëruar
Ministria e Shëndetësisë në 24 orët e fundit...

Ministria e Shëndetësisë në 24 orët e fundit nga 3048 testime të bëra, ka regjistruar 1093 raste të reja të të infektuarve, ku jetën kanë humbur 28 persona, derisa janë shëruar 819 pacientë.
Me numrin më të madh të të infektuarve kryeson Shkupi, me 431 pacientë, i pasuar nga Gostivari me 94, Prilepi me 60, Kumanova me 57, Velesi me 55, Kavadari me 44, Struga dhe Prilepi me 41 raste dhe qytetet e tjera më më pak të infektuar.
Betejën me “Covid 19” e kanë humbur 28 persona, prej të cilëve 9 nga Shkupi, 4 nga Kumanova, 5 nga Tetova, dhe me nga një rast të të infektuarve Dibra, Velesi, Struga, Ohri dhe Gjevgjelia.
Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve nga fillimi i pandemisë shënon 59.701, prej tyre janë shëruar 36.825, kanë humbur jetën 1658, teksa numri i rasteve aktive shënon 21 mijë e 218. (Flutura Latifi, TVM2)
