Kovid 19: Disa shtete evropjane lehtësojnë masat
Disa shtete evropiane janë duke lehtësuar masat në prag të festave të fundvitit...

Shitoret do të mund të shesin mallra jo të domosdoshme në Francë nga 27 nëntori, duke bërë të ditur se izolimi kombëtar mund të hiqet më 15 dhjetor, nëse shifrat e të prekurve nga kovid 19 përmirësohem.
Belgjika ka njoftuar se dyqanet mund të rihapen më 1 dhjetor, mirëpo izolimi i pjesshëm do të zbatohet deri në mesin e muajit janar. Italia do të lehtësojë kufizimet në pesë rajone nga 29 nëntori, derisa Irlanda ka njoftuar se do të lejojë hapjen e disa bizneseve.
Por derisa një mori shtetesh evropiane janë duke lehtësuar gradualisht masat kufizuese në Shtetet e Bashkuara po bëhet thirrje për qëndrim në shtëpi pasi numri i të infektuarve po rritet.
Qarku i Llos Angjellesit do të nisë së zbatuari urdhrin trejavor “më të sigurt në shtëpi” për 10 milionë banorë, duke nisur nga java e ardhshme, pas raportimit të më shumë se 4,500 rasteve ditore me kovid 19 një javë më parë. Ky urdhër u ndalon banorëve që të mblidhen me të tjerët jashtë shtëpisë, mirëpo lejon organizimet fetare dhe protestat, meqë janë të mbrojtura me kushtetutë.
Restorantet në këtë qark janë të mbyllura, mirëpo dyqanet dhe bizneset tjera jo të domosdoshme do të mbeten të hapura me kapacitet të kufizuar. Në nivel global, autoritetet shëndetësore kanë regjistruar më shumë se 62 milionë persona të infektuar me kovid 19 dhe 1.4 milion viktima.
Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në SHBA, me mbi 13 milion e 454 mijë raste, më pas rradhitet India mbe mbi 9 milion e 351 mijë raste, Brazili me mbi 6 milion, Rusia mbi 2 milion e 215 mijë raste, Franca me mbi 2 milion e 196 mijë raste, Spanja me mbe një million e 646 mijë raste, Britania një milion e 589 mijë raste, Italia me mbi një million e 538 mijë raste, ashtu sie dhe Argjentina,
Kolumbia dhe Meksika që kanë poashtu mbi një million të infektuzar.
REJHANE BUSHI METAJ
