Maqedoni
Organizata e konsumatorëve, qytetarët më së shumti ankes apër blerjet online
28.11.2020 15:44
Ndonëse blerjet online kanë qenë vetëm opsion para pandemisë, tani ato janë duke u bërë metoda primare...

Ndonëse blerjet online kanë qenë vetëm opsion para pandemisë, tani ato janë duke u bërë metoda primare të blerjes sepse Kovid-19 ka ndikuar që te konsumatorët të krijohet shprehija për të blerë online.
Nga organizata e konsumatorëve thonë se nuk verehet konsum I zvogluar, por rritje e shitjes online, dhe këtë fillojn edhe ankesat. Qytetarët thonë se ajo që është e domosdoshme patjetër të blihet dhe si opsion e kanë edhe blerjen përmes internetit.
"Ajo që është e domosdoshme, gjithsesis se duhet të blihet".
"Kush ka blen e kush nuk ka nuk blen. I besojë blerjes online, pse jo".
"Nese nuk mund të dilni nga shtëpija, blerja online është më e mirë".
"Aspak nuk I besojë blerjes përmes internetit", shprehen qytetarët.
Nga organizata e konsumatorëve thonë se nuk ka ulje drastike të konsumit si pasoj e pandemisë, por është rritur numri I ankesave sidomos te blerja online.
"Që nga fillimi I krizës kemi shumë ankesa. Çdo ditë kemi më së paku nga 5 ankesa nga ana e qytetarëve që më së shpeshti janë mashtruar nga blerja përmes rrjetit social FB. Prandaj ne si organizatë apelojm deri te qytetarët gjithmonë të kenë kujdes kur blejn online pasi që ata duke mos e ditur se kanë të bëjn me tregtarëve illegal dhe nesër ata nuk mund ti mbrojn të drejtat e tyre. Pasi që nuk kanë llogari fiskale e as ndonjë lloj transakcioni", theksojnë nga organizata e konsumatorëve.
Nga organizata e konsumatorëve u rekomandojn qytetarëve që fillimisht të njoftohen me të drejtat dhe obligimet e tyre gjatë blerjes dhe të kenë shumë kujdes kur blejn online pasi që kanë të dhënë se disa punojn ilegalisht.
SANIJE DURAKU
