Festa e flamurit: Liderët politik urojnë 28 nëntorin
Shqiptarët në mbarë botën po festojnë 28 nëntorin ditën e flamurit dhe Pavarsisë së shtetit shqiptar...

Shqiptarët në mbarë botën po festojnë 28 nëntorin ditën e flamurit dhe Pavarsisë së shtetit shqiptar.
Dita e pavarësisë i referohet shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor të vitit 1912 dhe ngritjës së flamurit në Vlorë, date e cila përputhet me të njëjtin ditë kur Skënderbeu gjithashtu ngriti flamurin e njëjtë në Krujë më 28 nëntor të vitit 1443.
Ky përvjetor i shtetit shqiptar e gjen botën të ndeshur me valën e dytë të virusit korona dhe si pasoj e kësaj edhe aktivitetet në hapsirat shqiptare kanë qenë më të kufizuara.
Liderët e partive politike kanë përcjellur urime për festën e 28 Nëntorit. Lideri I BDI-së urimin e tij e ka përcjellur nga akademinë solemne organizuar me rastin e 28 nëntorit në Shkup. Ureime ka përcjelur edhe Lideri i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, kreu I Alternativës Afrim Gashi, ai i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami dhe kreu I PDSH-së, Menduh Thaçi.
Poashtu nël një takim virtuel Tre ministrat e jashtëm të Kosovës, Meliza Haradinaj – Stublla, Shqipërisë, Gent Cakaj dhe ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, me rastin e shënimit të 28 nëntorit, u zotuan për rritjen e bashkëpunimit.
“Në ditën e shënuar të festës kombëtare të shqiptarëve dhe 108-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, ky takim virtual është simbol i forcimit të rolit të vendeve dhe popullit tonë në rajon. U diskutua për thellim të marrëdhënieve dhe projekteve të përbashkëta midis të tre shteteve, si pararojë e vërtetë e integrimit rajonal dhe fqinjësisë së mirë”, thuhet në njoftim.
Paoshtu qytetarët shqiptarë në trojet shqiptare dhe diasporë në mungesë të aktiviteteve tradicionale kanë zjedhur rrjetet sociale për të uruar për 28 nëntorin.
