Maqedoni

LSDM: Nuk do të kenë sukses në bllokimin e shtetit: Sheqerinska: Duam zgjidhje por pa shkelur linjat e kuqe

28.11.2020 17:00

LSDM është kundër përgjigjur ndaj kritikave të VMRO-DPMNE duke theksuar se paralajmërimet...

LSDM është kundër përgjigjur ndaj kritikave të VMRO-DPMNE duke theksuar se paralajmërimet e tyre për bllokada të shtetit nuk janë asgjë e re, dhe se përbëjnë vetëm dëshirën Mickoskit, për të bllokuar shtetin, progresin, dhe anëtarësimin në BE por sipas tyre nuk do të ketë sukses.  
 
“Qytetarët  u rershtuan pas LSDM-së, zgjodhën një të ardhme evropiane, zgjodhën të marrin vendime të guximshme dhe patriotike, të cilat më në fund e shtyjnë shtetin maqedonas dhe tërë popullin maqedonas drejt përmbushjes së qëllimeve strategjike, me një identitet të ruajtur maqedonas”, theksojnë nga LSDM. 
 
Ndërkohë ministrja e mbrojtjes Radmilla Sheqerinska ka deklaruar se do të bëjmë gjithçka që të gjendet zgjidhje, por sipas saj në asnjë mënyrë në llogari të gjuhës dhe dhe identitetit maqedonas.
 
“Dëshirojmë zgjidhje e cila do të jetë e qëndrueshme dhe e dobishme për të dyja vendet. Çfarëdo qoftë zgjidhje e cila prek në këto çështje, do të jetë arsye për mosbesim shtesë, e jo arsye për energji dhe besim të ri në marrëdhëniet midis nesh dhe Bullgarisë”, u shpreh ministrja e mbrojtjes Radmilla Sheqerinska.
 
Megjithatë Shekerinska potencoi se të gjithë në Qeveri janë optimistë se do të gjendet zgjidhje, por sipas saj nuk mjafton vetëm optimizmi dhe vullneti i mirë i njërës palë, por nevojitet vullnet, dëshirë dhe aktivitet i të dyja palëve.
 
NAIM RAMADANI