Botë

Kosovë: 14 të vdekur e 639 raste të reja me Kovid 19; Shqipëri: 16 të vdekur dhe 545 të infektuar me Kovid 19

28.11.2020 18:30

Në Shqipëri dhe Kosovë në 24 orëte fundit janë regjistruar 30 të vdekur...

Në Shqipëri dhe Kosovë në 24 orëte  fundit janë regjistruar 30 të vdekur nga virusi korona 16 prej të cilëve në Shqipëri dhe 14 në Kosovë.
 
Në Kosovë krahas 14 të vdekurve janë shënuar 639 raste të reja nga 1565 testime derisa janë shëruar 480 pacientë.
 
Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani është gjithsej 23.754 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.688 persona.
 
Në Shqipëri 16 qytetarë e kanë humbur jetën, ndërsa kanë rezultuar pozitivë 545 persona.
 
Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë shëruar 397 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 18.152 që nga fillimi i epidemisë.