Botë

Shqipëri, u shënua 108 vjetori i pavarësisë

28.11.2020 19:15

Shqiptarët kremtuan këtë të shtunë 108-vjetorin e shpalljes së pavarësisë...

Presidenti Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama zgjodhën t’i përcjellin urimet e tyre nga Vlora, vendi ku më 28 nëntor të vitit 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin.
 
Mesazhin e tij, Rama e ka lidhur me ditën e lindjes së komandantit legjendar të luftës çlirimtare të Kosovës dhe pasi ka uruar shqiptarët kudo që janë ka dhënë mesazhin e tij edhe për Thaçin.
 
Kreu u shtetit, shmangu takimin me kryeministrin, pas përshkallëzimit të konflikteve të fundit mes tyre.
 
Ndërkaq, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i vetëm e ka kremtuar 28 nëntorin në varrezat e Dëshmorëve në Tiranë, duke mos harruar të sjellë edhe njëherë në vëmendje krizën e shkaktuar nga pandemia.
 
Ndërkaq, në kryeqytet atmosfera e festive ka qenë e vakët, kjo edhe për shkak të situatës së krijuar nga virusi Covid-19, pres së cilës janë të ndaluara grumbullimet me më shumë se 10 persona.