Maqedoni

Kovid 19: 41 të vdekur 1022 të infektuar

28.11.2020 20:34

Bilanc tragjik në 24 orët e fundit sa i përket virusit korona në vend...

Bilanc tragjik në 24 orët e fundit sa i përket virusit korona në vend, i cili u ka marrë jetën 41 personave ndërsa edhe 1022 kanë rezultuar pozitiv me kovid 19.
 
Minsitria e shëdnetësisë bën të ditur se janë kryer gjithsejt 3127 teste prej të cilëve kanë rezultuar 1022 të infektuar, pjesa më e madhe e të cilëve në Shkup ku janë regjistruar 463 persona të infektuar, ndrësa pasojnë Prilepi me 68, Gostivari me 66 të infektuar dhe qytetet tjera me më pak se 30 të infektuar. 
 
Instituti I shëndetit publik njofton për edhe për 680 të shëruar. Sa u përekt 41 të vdekurve 17 janë nga Shkupi, nga dy të vdekur kishte në Prilep dhe Veles, nga tre në Manastir dhe Strumicë, katër nga Ohri dhe Gostivari si dhe një nga Kavadari, Radovishi, Koçani, Probishtipi, Vallandova dhe një nga Kërçova.
 
Numri I përgjitshëm I të infektuarve ka arritur në 60723 persona, prej të cilëve  37505 janë shëruar, 1699 kanë vdekur, ndërsa raste aktive janë edhe 21519 persona të prekur me kovid 19.