Ministria e shëndetësisë: 469 persona shërohen në repartet infektive në kryeqytet
Në 24 orët e fundit në Klinikat interne janë hospitalizuar 44 pacientë të rinj për shkak të komplikimeve...

Në 24 orët e fundit në Klinikat interne janë hospitalizuar 44 pacientë të rinj për shkak të komplikimeve nga virusi korona. Shtatë pacientë janë hospitalizuar në Klinikën e otorinolaringologjisë, gjashtë pacientë në Klinikën e dermatovenerologjisë, nga tre pacientë në Klinikat e Nevrologjisë dhe Nefrologjisë, dhe nga një pacientë në Institutin e Mushkrive dhe Gastroenterohepatologjisë.
Në Spitalin 8 shtatori janë pranuar 16 pacientë të rinj, ndërsa në Klinikën Infektive shtatë pacientë. Në Klinikën e dermatologjisë janë duke u shëruar 20 pacientë, Në Klinikën e Nevrologjisë 35 pacientë, në Institutin e TBC së 42 pacientë, në Klinikën e Gastroeneterohepatologjisë 23 pacientë, në Klinikën e Nefrologjisë 25 pacientë, dhe në klinikën e otorinolaringologjisë 16 pacientë.
Në Spitalin 8 shatori ka gjithsejt 107 pacientë, në Klinikën për sëmundje infektive 155 pacientë dhe në Institutin në Kozle ka 34 pacientë prej të cilëve 9 fëmijë.
Gjithsej 469 pacientë shërohen në repartet infektive në kryeqytet dhe numri më I mahd prej tyre trajtohen me oksigjen. Edhe përskaj hospitalizimeve kanë mbetur 60 vende të lira dhe pritet të lirohen edhe shtretër shtesë në Klinikën Infektive dhe Spitalin 8 shtatori. Në 24 orët e fundit janë shëruar 23 pacientë.
FLUTURA LATIFI TOPOJANI
