Maqedoni
VMRO – DPMNE: Qeveria po bën tregëti me Bullgarinë për identitetin; LSDM: Nuk bisedohet për marrëveshje të re
29.11.2020 15:00
VMRO -DPMNE vazhdon me akuzat ndaj qeverisë se po bën tregti me Bullgarinë për gjuhën...

VMRO -DPMNE vazhdon me akuzat ndaj qeverisë se po bën tregti me Bullgarinë për gjuhën dhe identitetin maqedonas. Ata këkojnë nga popullata maqedonase dhe qytetarët e vendit që të jenë më vigjilent dhe të mos lejonë siq thonë nga opozita maqedonase, tregti me gjuhën dhe identitetin maqedonas. Ndërkaq nga kryeminsitri Zaev kërkojën dorëheqjen e tij nga posti i kreut qeveritar.
"E tërë Maqedonia është shndëruar në treg ku historia maqedonase, gjuha maqedonase dhe identiteti maqedonas kushtojnë nga një euro. I bëjmë thirrje popullit maqedonas dhe qytetarëve tjerë të Maqedonisë të jenë të zgjuar sepse ditëve në vijim presim që Zoran Zaev është i gatshëm të nëshkruajë atë që ministri i jashtëm Osmani e quan, udhërrëfyes. Këtë, VMRO-DPMNE nuk e pranon", u shpreh kryetari i institutit patriotk të VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Pandov.
Por LSDM këmbëngul se në drejtim me mosmarrëveshjet bullgare, nuk po bisedohet për marrëveshje të re. Ata mohojnë se identiteti dhe gjuha maqedonase të ketë qenë ndonjëherë pjesë e negociatave. Sigurojnë se as në vazhdim nuk do të ketë negociata të atilla që prekin identitetin maqedonas.
"Marrëveshja që veçmë është nënshkruar ekziston. Nuk ka nevojë dhe nuk do të ndodh as marrëveshje e re e as aneks të marrëveshjes. Siç thash edhe në pres konferencë, për identitetin tonë maqedonas, për gjuhën tonë maqedonase, as nuk është biseduar, as nuk është negociuar dhe as nuk do të negociohet", theksoi zëdhënësi i LSDM-së, Kostadin Kostadinov.
LSDM akuzon kreun e VMRO-së Mickovski se pikërisht kur vendi gjendet para sfidave euro-integruese dhe të së ardhmes së vendit, ai po punon kundër interesave shtetërore, me shpërndarje të së pavërtetave, ndarjes së qytetarëve dhe nxitjes së konflikteve.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
