Maqedoni

Sindikata e pavarur e policisë e pakënaqur nga buxheti i MPB-së për 2021

29.11.2020 15:37

Sindikata e pavarur e policisë shprehet e pakënaqur nga buxheti i Ministrisë së Punëve të Brendshme për vitin 2021...

Sindikata e pavarur e policisë shprehet e pakënaqur nga buxheti i Ministrisë së Punëve të Brendshme për vitin 2021.
 
Thonë se në buxhetin për vitin e ardhshëm, MPB-ja nuk ka parashikuar barazimin e pagave të nëpunësve shtetëror me nëpunësit e administratës, e as nuk parashikohet shpërblimi i policëve për shkak të punës së shtuar gjatë krizës me Covid19.
 
Sipas Sindikatës së pavarur të policisë po ashtu nuk janë parashikuar mjete as për uniforma të reja të policisë e as për rinovimin e automjeteve të MPB-së.
 
"Nuk janë parashikuar përsëri fonde të cilat me vite I kërojmë  si një shumë parash për të rritur pagat në kuadër të  Ministrisë së Brendshme, kështu që edhe në vitin 2021të punësuarit në polici të mos shpresojnë të kenë ndonjë ritje pagash që do të jetë më e madhe se ajo që ata e kanë gjat këtyre viteve. Siç po ndodh tek të punësuarit në shëndetësi, identike të jetë edhe tek të punësuarit në polici për shkak se janë të parët që janë kontakt me çfarëdo lloj të infektuar janë të punësuarit në polici. Pas vitit 2008, polici i punësuar në ministrinë e Punëve të Brendshme nuk ka marrë pajisje përkatëse për punë", u shpreh kryetari i Sindikatës së Pavarur të Policisë Goce Delçev Todev.