Maqedoni
Ndotja e ajrit kryeson komuna Novo Lisiçe, qytetarët gjejnë shpëtim në malin Vodno
29.11.2020 16:00
Kryeqyteti frymon me vështirsi. Çdo vit pamja është e njejtë, qytetarët ankohen për aromën...

Kryeqyteti frymon me vështirsi. Çdo vit pamja është e njejtë, qytetarët ankohen për aromën e pakëndshme dhe ndotjen enorme.
Gjendja nuk është më e mire edhe në qytetet tjera, dhe ajri i ndotur u ndikon sidomos disa grupeve të rrezikuara të qytetarëve. Në Malin Vodno qytetarët gjejnë shpëtim nga ajri I ndotur në kryeqendër.
"Ajri është tejet I ndotur dhe mbrëmë qyteti kundërmonet erë të keqe. Prisja se do të ndërrmeiret diçka, por asgjë andaj po ec në Malin Vodno sepse këtu merret frymë më lehtë".
"Besoj në natyrën dhe bukuritë që kemi sidomos në Malin Vodno. Për ndotjen e ajrit fajtorë është Qeveria, por jo vetëm tani edhe 20 30 vite më pare ka qenë e njeta gjendje".
"Ajri është I ndotur, sidomos kjo ndjehet gjatë orëve të mbrëmjes".
"Unë ec gajtë tërë vitit , Mali Vodno ështëpasuri që duhet të gjithë ne ta shfrytëzojmë", shprehen qytetarët.
Nivel të lartë të PM grimcave është evidentuar në stacionet matëse në disa komuna të kryeqytetit. Situatë më alarmante regjistrohet në Novo Lisiçe ku ndotja arrin mbi 450 mikrogram në meter kub.
Edhe hulumtimet mjeksore tregojnë se covid 19 mund të lidhet për grimcat covid dhe në vend se të bjerë në tokë të transmetohet përmes ajrit.
Edhe ekspertët e Evropës parajmëruan se ndotja në kombinim me virusin korona mund të ketë efekte më vdekjeprurëse.
FLUTURA LATIFI TOPOJANI
