Maqedoni
Shekerinska: Ushtria e gatshme, të vendoset në disa lokacione
29.11.2020 16:38
Angazhimi i armatës në sferën e shëndetësisë dhe mbështetja nga aleatët e vendit...

Angazhimi i armatës në sferën e shëndetësisë dhe mbështetja nga aleatët e vendit, tregoi se sa i rëndësishëm ishte për vendin anëtarësimi në NATO këtë vit, tha ministrja e mbrojtjes Radmilla Shekerinska, duke folur për kontributin që po jepet në këtë gjendje krize, me qëllim sigurinë e shëndetit publik.
Ajo u shpreh se pas shpalljes së gjendjes së krizës, përfaqësuesit e ushtrisë po sigurojnë rendin dhe sigurinë shtesë të klinikave dhe spitaleve me qendra kovid, ndërsa për të hënën paralajmëroi në mënyrë shtesë edhe 12 specialistë dhe motra medicinale si mbështetje për personelin civil shëndetësorë.
"Të hënën tashmë një numër i caktuar i mjekëve dhe motrave medicinale që kanë punuar ekskuzivisht për ushtrinë, tani tërësisht do të ndahen për kapacitetet e shëndetit publik dhe do të vendosen nëpër klinika të ndryshme, tashmë kemi siguruar autoambulanca që janë në dispozicion të ministrisë së shëndetësisë dhe shtëpive të shëndetit, ndërsa të premten, një sasi e madhe e testeve të shpejta që na u dhuruan neve nga ana e ministrisë së mbrojtjes së Norvegjisë, i ndamë me shëndetin publik", u shpreh ministrja e mbrojtjes Radmilla Shekerinska.
