Maqedoni
U mbajtë edicioni i shtatë i Festivalit për fëmijë dhe të rinjë “Dita jonë”
29.11.2020 16:57
Me rastin e festave të nëntorit, mbrëmë në Kërçovë u mbajtë edicioni i shtatë mbarëkombëtar...

Me rastin e festave të nëntorit, mbrëmë në Kërçovë u mbajtë edicioni i shtatë mbarëkombëtar i festivalit për fëmijë dhe të rinjë “Dita jonë” . Në këtë edicion special u prezentuan 16 këngët më të suksesshme ndër vite ndërsa organizatori u ndau plaketa të gjithë fëmijëve për prezentimet e tyre dinjitoze.
Në organizim të shoqatës “Kult”, mbrëmë në Qendrën për Kulturë në Kërçovë, u mbajtë festivali për fëmijë dhe të rinjë “Dita jonë” ku u prezentuan 16 këngë të interpretuara nga talentët e muzikës që kishin ardhur nga të gjitha trevat shqipatre.
Ndonëse në kushte pandemie ky festival arriti të mbledhë fëmijë nga Deçani, Kaçaniku, Tirana, Gostivari, Shkupi e Kërçova. U prezantuan 16 këngët më të suksesshme ndër vite, ndërkaq me pikë përshëndetëse u paraqit edhe balerina me perspektivë Dua Mahmudi. Në fund organizatorët ndanë plaketa për të gjithë fëmijët të cilët edhe në këtë edicion special të udhëhequr nga i njohuri Avni Qahili, arritën të vazhdojnë rrugën artistike.
Besiana Mehmedi, kryetare e shoqatës “Kult” u shprehu mirënjohje të gjithë atyre që ndihmuan në realizimin e këtij festivali, dhe i përgëzoi të gjithë artistët e vegjël, për interpretimet e mrekullueshme që i sollën rrëzë kalasë së Uskanës, në një ditë të shënuar historike siç është Dita e flamurit kombëtar.
SHABAN DALIPI
