Maqedoni

Zgjedhjet lokale në Shtip: Kandidati i LSDM-së, vazhdon fushatën

29.11.2020 17:14

LSDM vazhdoi fushatën për kreun e komunës së Shtipit. Kandidati I tyre Sashko Nikollov...

LSDM vazhdoi fushatën për kreun e komunës së Shtipit. Kandidati I tyre Sashko Nikollov para shtipjanpëve premtoi angazhim dhe zgjidhje kundër ajrit të ndotur.
 
Ai tha se gjatë mandatit të tij do të siguroj që të ketë më tepër zona të gjelbërta në Shtip. 
 
“Shtipi e meriton të në duar të sigurta, me një komunë të përgjegjshme, e  cila do të bëjë gjithçka që të kemi ajër të pastërt. Bashkë me masat e tanishme do të intalohen edhe stacione tjera matëse të cilat do ta matin cilësinë e ajrit. Do të ndërtohet një park I ri në lagjen Senjak 3, do të ketë rregullim horti-kulturor të lumit  Otinje nga kisha e qytetit deri në urën në Novosellë. Do të ndërtohen parqe  në fshatin Çardaklia dhe fshatin Karaorman”, u shpreh kandidati i LSDM-së për kryetar të komunës së Shtipit, Sasho Nikollov.