Botë

Shqipëri: 11 viktima dhe 835 raste të reja me Covid-19

29.11.2020 17:40

Bilanci i Covid 19 në shqipëri vijon të mbetet shqetësues...

11 persona kanë humbur jetën, ndërsa 835 të tjera janë infektuar gjatë 24 orëve, duke e çuar totalin e të infektuarve mnë mbi 37 mijë persona dhe të viktimave në 798.
 
Për shkak të numrit të lartë të humbjeve të jetës, pranë Morgut të Tiranës është krijuar situatë kaotike. Familjarët e viktimave qëndrojnë me orë e madje edhe me ditë në pritje të tërheqjes së trupave, por një gjë e tillë nuk është munduar për shkak të radhëve të gjata dhe mungesës së disiplinës nga ana e punonjësve të qendrës së Mjekësisë Ligjore.
 
Gjatë 24 orëve të fundit është regjistruar edhe një rritje e numrit të personave të shtruar në spitalet covid si dhe e personave në terapi intensive, duke rritur frikën për përkeqësimin e bilancit.
 
LULJETA NDOKA