Botë

Kosovë: 16 viktima dhe 626 të infektuar me Covid 19

29.11.2020 18:01

Kosovës të dielën i janë shtuar 626 raste të reja me koronavirus...

Kosovës të dielën i janë shtuar 626 raste të reja me koronavirus, pas marrjes së 1,505 mostrave.
 
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se brenda 24 orëve janë regjistruar 16 viktima.
 
Sipas të dhënave të këtij Instituti të dielën janë regjistruar edhe 673 raste që kanë mposhtur virusin, derisa raste aktive aktualisht janë 13,625.
 
Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 39,057 të prekur nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi.
 
Prej tyre 1,005 pacientë kanë vdekur.