Maqedoni

Parashikimi i motit

30.11.2020 09:02

Mot me vranësira dhe me shi të përkohshëm në orët e mëngjesit do të mbizotërojë sot në vend....

Mot  me vranësira dhe me shi të përkohshëm në orët e mëngjesit do të mbizotërojë sot në vend. Në disa vende më të larta dhe në ato malore pritet borë me intensitet të dobët, ndërsa është e mundur edhe paraqitja e izoluar e shut të ngrirë. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit erë e përforcuar nga drejtimi verior.
 
Temperaturat minimale do të lëvizin prej -1 deri 5 gradë Celcius, ndërsa ato maksimale do të jenë në interval prej 4 deri 10 gradë Celcius.
 
Për nesër meteorologët parashikojnë mot me diell dhe stabil. Në mëngjes do të ketë mjegull nëpër disa lugina, ndërsa gjatë ditës do të ketë rritje të temperaturave.