Botë

Shpërthen vullkani në “Unazën e Zjarrtë”

30.11.2020 10:13

Një vullkan indonezian ka shpërthyer sot duke ngritur një tymnajë rreth 4 kilometra të lartë

Një vullkan indonezian ka shpërthyer sot duke ngritur një tymnajë rreth 4 kilometra të lartë, duke rrezikuar fluturimet e aeroplanëve në të gjithë zonën.
 
Bëhet fjalë për vullkanin Ili Lewotolok, që ndodhet në pjesën jug-lindore të arkipelagut aziatik. Autoritetet kanë bllokuar fluturimet dhe paralajmëruar popullsinë që të mos afrohet në një rreze prej 4 kilometrash, sepse ekziston rreziku i një ”lumi” llave që mund të zbresë nga vullkani, edhe pse ajo e vendit nuk është shumë e populluar, dhe në fakt nuk regjistrohen viktima.
 
Indonezia ka në territorin e saj rreth 130 vullkane aktivë, në të ashtuquajturin “Unazën e Zjarrtë”, një nga zonat vullkanike dhe sizmike më aktive në botë. 
 
Në vitin 2018, shpërthimi i  vullkanit Krakatau në det shkaktoi një cunami me një bilanc tragjik, ku rreth 400 persona humbën jetën.