Botë

Hidhet nga kati i tretë i “Shefqet Ndroqit”, ndërron jetë 60-vjeçari nga Rrësheni

30.11.2020 10:49

Një 60-vjeçar nga Rrësheni është vetëhedhur nga kati i tretë i spitalit “Shefqet Ndroqi”...

Një 60-vjeçar nga Rrësheni është vetëhedhur nga kati i tretë i spitalit “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, ku ka ndërruar jetë.
 
60 vjeçari kishte 10 ditë i shtruar në spital dhe në gjendje rënduar. Nuk dihen ende shkaqet që e çuan të kryente aktin e vetëvrasjes rreth orës 00:30, ndërsa mësohet se ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike.
 
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
 
Ai është viktima e pestë që ka kryer aktin e vetëvrasjes deri tani në dy spitalet, “Shefqet Ndroqi” dhe spitalin “Infektiv”.
 
Shkaku i  vetëvrasjes së pacientëve me COVID  është argumentuar me rëndesën psikologjike që sjell COVID. Më herët janë vetëflijuar duke u hedhur nga dritarja e spitaleve COVID, R.G. 69-vjeç në spitalin Infektiv dhe 29-vjeçari Xh. K., H.M. rreth 65 vjeç e 53-vjeçari P.Gj., të tre në spitalin “Shefqet Ndroqi”.