Maqedoni
Kuvend, vazhdon debati për propozim-buxhetin e 2021
30.11.2020 11:23
Në Komisionin e Kuvendit për financim dhe buxhet vazhdon debati për Propozim-Buxhetin për vitin 2021....

Në Komisionin e Kuvendit për financim dhe buxhet vazhdon debati për Propozim-Buxhetin për vitin 2021.
Debati mbi propozim buxhetin për vitin 2021 filloi javën e kaluar. Ministri i Financave Fatmir Besimi para deputetëve derisa prezantoi Propozim-Buxhetin tha se ka tre qëllime thelbësore: përforcimi i sistemit shëndetësor, mbështetje për stabilizim ekonomik dhe funksionim të institucioneve shtetërore si dhe mbështetje të reformave që ndërlidhen me gjyqësorin dhe integrimin e vendit.
