Maqedoni

BE, ambasadorët miratojnë draft-konkluzionet

30.11.2020 11:35

Ambasadorët e shteteve anëtare të BE pritet të aprovojnë sot draft-konkluzionet mbi Maqedoninë e Veriut dhe Sqhipërinë....

Ambasadorët e shteteve anëtare të BE pritet të aprovojnë sot draft-konkluzionet mbi Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Këto konkluzione i referohen hapave që mbeten për t’u ndërmarrë deri në aprovimin e kuadrove negociuese dhe hapjen zyrtare të negociatave me të dyja vendet.

Ambasadorët e shteteve anëtare të Bashkimit Europian i përkushtuan kohën më të madhe të diskutimeve të tyre metodologjisë së re të zgjerimit. Në momentin kur të 27 shtetet anëtare ranë dakort për detajet e integrimit të metodologjisë së re të zgjerimit në kuadrot negociuese, një çështje bilaterale e bëri të pamundur konsensusin në gjirin e tyre.

Bullgaria insistoi që zgjidhja e çështjes së historisë, gjuhës dhe të minoriteteve me Maqedoninë e Veriut të integrohej në kuadrin negociues me Maqedoninë e Veriut. Asnjë prej 26 shteteve anëtare nuk e përkrah qëndrimin e Bullgarisë. Shumica dërrmuese konsiderojnë se kjo çështje bilaterale mund të zgjidhet gjatë procesit të negociatave të anëtarësimit, që zgjat me vite. Por Bullgaria nuk heq dorë deri tani nga qëndrimi i saj. Shqipëria nuk ka përmbushur ende parakushtet për hapjen zyrtare të negociatave të anëtarësimit. Pesë shtete anëtare konsiderojnë, se Shqipëria nuk ka përmbushur ende dy parakushtet kyçe që kërkohen për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare. Ndasitë midis Komisionin Europian dhe disa shteteve anëtare për vlerësimin e përmbushjes së kushtëzimit të vendosur për Shqipërinë vazhdojnë. Mbetet për t’u parë si versioni përfundimtar i draft-konkluzioneve të shteteve anëtare.