Botë

Sri Lanka, protesta në burg, tetë të vdekur

30.11.2020 13:00

Të paktën tetë persona janë vrarë dhe 52 të plagosur pas një trazire burgu në Sri Lanka...

Të paktën tetë persona janë vrarë dhe 52 të plagosur pas një trazire burgu në Sri Lanka, në të cilën rojet hynë në konflikt me të burgosurit, kanë thënë zyrtarët. 
 
Të burgosurit u ngritën në një revoltë pas rritjeve të rasteve të infektimit me COVID dhe kërkuar që të liroheshin para kohe që të mos vijonte përhapja e sëmundjes.
 
Kur zëri i tyre nuk u dëgjua, ata  përdorën forcën kundër zyrtarëve të burgut e cila solli një përleshje të dhunshme.
 
Zëdhënësi i policisë Ajith Rohana tha që rojet kishin “përdorur forcë për të kontrolluar situatën”, duke shtuar se deri tani janë raportuar mbi 1000 të prekur nga COVID në burgje.
 
Raportet e medias thonë se rojet e burgut kishin hapur zjarr për të përmbajtur trazirat. Raportet lokale të lajmeve cituan banorët të cilët thanë se kishin parë një “zjarr masiv” në lokalet.
Zëvendës Inspektori Ajith Rohana i tha BBC Sinhala se i plagosuri ishte shtruar në spitalin lokal Ragama.
 
Rohana shtoi se një kontigjent i komandave elitare të policisë ishte thirrur për të forcuar sigurinë përreth burgut dhe pesë ekipe policie ishin vendosur gjithashtu.
 
Kjo është e fundit në një seri trazirash burgu që kanë ndodhur në Sri Lanka javët e fundit, pasi numri i rasteve me Covid-19 në burgje vazhdon të rritet.