Maqedoni
Borisov: Bullgaria më shumë se Gjermania e do RMV-në në BE
30.11.2020 15:39
I vetmi vend i cili dëshiron që RVM-ja të fillojë bisedimet për anëtarësisë në BE më shumë se sa Gjermania është Bullgaria...

I vetmi vend i cili dëshiron që RVM-ja të fillojë bisedimet për anëtarësisë në BE më shumë se sa Gjermania është Bullgaria, ka thënë kryeministri bullgar, Bojko Borisov, në një intervistë për gazetën gjermane “Frankfurter Allgemein Zeitung”. Ai beson se problemi më i madh është pretendimi për ekzistencën e një pakice maqedonase në Bullgari, ndërsa i konsideron maqedonasit si bullgarë të konvertuar.
"Unë isha shumë i befasuar nga Rezoluta e fundit e Parlamentit Evropian mbi Bullgarinë, e cila hapi temën e pakicës së pretenduar maqedonase në Bullgari. Nuk ka asnjë pakicë maqedonase në Bullgari. Ju lutem, çfarë lloj pakice maqedonase duhet të ketë në Bullgari? Unë nuk njoh diçka të tillë.”,- ka thënë Borisov për gazetën gjermane.
Por, VMRO–DPMNE ka vazhduar me akuzat ndaj kryeministrit, Zoran Zaevin, se po e konsideron popullin maqedonas si një komb eksperimental, i cili mund të pranojë gjithçka që do të shërbehet në tryezë. Nga kjo parti kërkojnë që pushteti të sqarojë se kush dhe për çka është negociuar këtë vikend në Bullgari.
“A po negociohet që maqedonasit janë bullgarë të konvertuar apo neo-jugosllavë? A jemi ne një krijim artificial? A ka gjuha maqedonase rrënjë bullgare apo jo? A po e shet tregtari në largim - kryeministri Zaev, Maqedoninë në këtë mënyrë dhe për çfarë interesash? Pse është mbajtur ky takim larg vëmendjes së opinionit? Pse gënjeu Kostadinov se nuk kishte takime kur lideri i tij konfirmoi se kishte?”,- tha Stefan Andonovski nga VMRO-DPMNE.
Ndërkohë, nga LSDM mohojnë të ketë pasur takime këtë fundjavë në Bullgari dhe akuzojnë Mickoskin se punon kundër interesave të qytetarëve dhe shtetit.
“LSDM publikisht e fton Mickoskin këto dy ditë në emër të interesave nacionale dhe shtetërore të përgjigjet: me cilat struktura në Bullgari intensivisht bashkëpunojnë në këtë periudhë në dëm të pozitave shtetërore. Në kohën kur jemi në një periudhë shumë të rëndësishëm për ardhmërinë e Maqedonisë, Mickoski punon kundër interesave të shtetit të vetë dhe kundër interesave të popullit të vetë. Shembull për këtë është gënjeshtra e thënë personalisht nga Mickoski, se këtë vikend është negociuar në Sofje në takim sekret.”,- thonë nga LSDM.
Reagime ka edhe nga Partia e Pavle Trajanovit. Nga Lidhja e Demokratike thonë se janë të vendosur për vlerat evropiane,por rekomandojnë që ekipi negociator i Maqedonisë t’i tregoj qartë shtetit Bullgar se populli maqedonas është i veçantë dhe se ata kanë jetuar dhe ekzistuar në këtë zonë me shekuj, se gjuha maqedonase është autentike dhe se edhe në Bullgari jetojnë Maqedonas.
SANIJE DURAKU
