Propozim-buxheti në Komisionin Amë, pushteti e opozita përplasen për bujqësinë dhe ajrin

30.11.2020 18:15

Ndarja e mjeteve për bujqësinë dhe ajrin e ndotur....

Ndarja e mjeteve për bujqësinë dhe ajrin e ndotur, ka marrë vëmendjen e deputetëve në debatin e sotëm rreth propozim buxhetit për vitin 2021.

Propozuesit e këtyre amendamenteve e kanë vlerësuar si të patjetërsueshme që këto dy sfera të marrin shumë më të madhe të mjeteve.

Ljupço Dimovski nga Partia Socialiste deklaroi se Qeveria vazhdimisht po manipulon qytetarët me projekte të njëjta të cilat më herët kanë qenë të planifikuara në programet zgjedhore, ndërsa tani vetëm po përsëriten.                                                                                        

“Kjo është hera e pestë që po propozohet ky amendament, ky fond intervenues është premtim i LSDM-së që nga programi zgjedhor i vitit 2016, pastaj e njëjta është përdorur edhe këtë vite. Kjo është një gënjeshtër e kulluar, dhe manipulim i madh dhe mosmbajtje e fjalës.”,- theksoi ljupço dimovski nga Partia Socialiste e Maqedonisë.                                                                                                                

Por, në këtë ka reaguar zëvendësministri i financave, Dimitar Kovaçevski, i cili potencoi se nuk është mirë që për pikë politike të manipulohen bujqit, pasi vetëm për këtë sferë janë ndarë më shumë se 7 miliardë denarë.

“Shuma e përgjithshme financiare për bujqësinë për vitin 2021 është diku rreth 7 miliard denarë, në përputhje me klasifikimit e pajtuara, ku 5,2 miliardë denarë janë të siguruara përmes mjeteve IPAR e të cilat do të dedikohen për zhvillimin e këtij sektori. Në këtë shumë përfshihet edhe mjetet të cilat janë paraparë nga buxheti për vitin 2021, për investime të drejtpërdrejta në disa sfera të bujqësisë.”,- theksoi zëvendësministri i financave, Dimitar Kovaçevski.                                 

Por, deputetja e LSDM-së, Lidija Tasevska, potencoi se nuk duhet i gjithë debati të fokusohet vetëm në bujqësi kur para nesh kemi problemin e ajrit të ndotur e që është një problem më shumë se interesi i çdo subjekti politik.                                                                                                            

“Ndotja e ajrit është problem i cili na shqetëson të gjithëve pavarësisht nga cila parti politike vijmë. Pikërisht në këtë drejtim me vite të tëra merren masa dhe të njëjtat po japin rezultate, prandaj për këto çështje duhet të ndahen më shumë mjete, e sidomos për gazifikimin e disa objekteve të cilat do ta ndihmonin procesin e ndotjes së ajrit.”,- theksoi Lidija Tasevska nga LSDM.                                                                          

Debat rreth propozim amendamenteve do të vazhdoj edhe në ditët në vazhdim, pasi sepse subjektet politike kanë dorëzuar gjithsej 528 amendamente. (Fitim Kryeziu, TVM2)