Zgjedhjet lokale në Shtip, TMRO premton kontejnerë nëntokësorë ekologjikë
Ka vazhduar fushata për zgjedhjet lokale...

Ka vazhduar fushata për zgjedhjet lokale të parakohshme në komunën e Shtipit. Kandidati nga TMRO, Lazar Naumov, duke prezantuar programin e tij për Shtipin, premtoi se do të ndërtojë rrugët e qytetit, por edhe ato regjionale.
Premtoi se do ta bëjë Shtipin qytet të parë me kontejnerë nëntokësorë ekologjikë.
“Asfaltim të të gjitha rrugëve të qytetit dhe regjionale. Ndriçim rrugor dhe kosha për plehra në çdo 100 metër në gjitha anët e komunës. Ndërtim të kontejnerëve nëntokësor ku do të riciklohen plehrat, gjë e cila do të ndikojë edhe në pastrimin ekologjik të qytetit. Lokacionet do të jenë në të gjitha zonat ku janë edhe për momentin. Shtipi do të jetë qyteti i parë në Maqedoni me kontejnerë nëntokësorë ekologjikë.”,- tha Lazar Naumov nga TMRO.
