ASh: Kuvendi po injoron gjuhën shqipe
30.11.2020 19:10
Aleanca për Shqiptarët ka akuzuar se Kuvendi....

Aleanca për Shqiptarët ka akuzuar se Kuvendi po injoron gjuhën shqipe. Deputeti Halil Snopçe ka deklaruar se në dy seanca të cilat është dashur t’i mbajë si kryetar i Komisionit Anketues për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut, materialet i janë dorëzuar vetëm në gjuhën maqedonase.
Në pyetjen e parë drejtuar shërbimeve të Kuvendit ai tha se kishte marrë përgjigje se materialet janë të skenuara dhe si të tilla nuk mund të përkthehen.
Pasi një përgjigje të tillë nga shërbimet ai u ka shkruar edhe sekretares së përgjithshme, dhe kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, por Snopçe thotë se ata nuk i kanë kthyer përgjigje.
