Shqipëri, hidhet nga kati i tretë, ndërron jetë 60-vjeçari

30.11.2020 20:01

Një 60-vjeçar nga Rrësheni i Shqipërisë....

Një 60-vjeçar nga Rrësheni i Shqipërisë është vetëhedhur nga kati i tretë i Spitalit “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, ku ka ndërruar jetë. Nuk dihen ende shkaqet që e çuan të kryente aktin e vetëvrasjes 30 minuta pas mesnatës së kaluar.

Ai është viktima e pestë që ka kryer aktin e vetëvrasjes deri tani në dy spitalet “Shefqet Ndroqi” dhe spitalin Infektiv. 

Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë raportuar 12 humbje jetësh, ndërsa të infektuar me Kovid-19 kanë rezultuar 557 persona.