Zemaj: Numri i të infektuarve është konstant
30.11.2020 20:14
Në Kosovë, brenda 24 orëve janë regjistruar 539 raste...

Në Kosovë, brenda 24 orëve janë regjistruar 539 raste të reja me Kovid-19 nga 1.219 persona të testuar. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar edhe për 11 viktima dhe 574 të shëruar.
Aktualisht raste aktive janë 13.579 persona.
Ministri i Arsimit, Armend Zemaj, thotë se gjendja ka filluar të stabilizohet, pasi ditëve të fundit numri i të infektuarve ka qenë konstant.
