VMRO DPMNE, protesta me kërkesë për dorëheqjen e Zaev
30.11.2020 21:36
VMRO DPMNE në 11 qytete të vendit...

VMRO DPMNE në 11 qytete të vendit, përfshirë këtu edhe kryeqendrën tonë, ka organizuar protesta, me kërkesën për dorëheqje të kryeministrit, Zoran Zaev.
Protestuesit me automobila rrugëve të Shkupit, po kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit dhe komisionit për çështje të historisë, pas deklaratës së Zaev për agjencinë bullgare.
Poashtu u kërkua edhe ndërprerja e bisedimeve me Bullgarinë, pasi vlerësojnë se po mohohet gjuha dhe identiteti maqedonas.
Krahas protestës me automjete, u panë edhe grupe qytetarësh të cilët lëviznin rrugës, edhe përkundër protokoleve për mos grumbullim të më shumë se katër personave.
