Botë

OBSH: Imuniteti i tufës nuk arrihet pa u bërë vaksinimi i 70% të popullatës

01.12.2020 09:52

Organizata Botërore e Shëndetësisë, njoftoi se imuniteti i tufës nuk do të arrihet pa u bërë më parë....

Organizata Botërore e Shëndetësisë, njoftoi se imuniteti i tufës nuk do të arrihet pa u bërë më parë, vaksinimi i 70% të popullatës së vendeve të prekura.
 
“Vaksinimi do të ketë një efekt të madh, por mendoj se askush nuk mund ta premtojë shuarjen e virusit, për sa kohë që nuk kemi kuptuar më shumë, për të”, tha koordinatori i OBSH, Mike Ryan.
 
Vetëm kjo përqindje vaksinimi do mund të frenojë përhapjen e rrezikshme të tij, thonë ekspertet e shëndetësisë. Por në shumë vende, vaksinimi mbetet në pikëpyetje. Për këtë çështje, drejtori i përgjithshëm i OBSH, Gebreyesus tha se të gjithë duhet ta shohim vaksinën si një të mirë globale.