Maqedoni
Ndërron jetë nënkryetari i Shkupit, Enver Maliqi
01.12.2020 10:10
Nënkryetari i Qytetit të Shkupit, Enver Maliqi, ka ndërruar jetë nga ndërlikimet e shkaktuara nga Covid-19...

Nënkryetari i Qytetit të Shkupit, Enver Maliqi, ka ndërruar jetë nga ndërlikimet e shkaktuara nga Covid-19, pasi për disa kohë tashmë ishte shtruar në spital për shkak të problemeve të tjera shëndetësore e ndërkohë rezultoi pozitiv edhe për virusin korona.
Maliqi u zgjodh këshilltar në Këshillin e Qytetit të Shkupit nga radhët e BDI-së. Ai u emërua Zëvendës Kryetar i Komunës nga Kryetari i Komunës Petre Shilegov në vitin 2017.
Në vitin 2018, Maliqi u emërua edhe Konsull Nderi i Meksikës në Maqedoni.
Redaksia e TVM 2 i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes Maliqi
