Maqedoni
Vazhdon diskutimi për amendamentet për buxhetin për vitin e ardhshëm
01.12.2020 10:24
Komisioni për Financa dhe Buxhet ,vazhdon debatin e amendamenteve për Buxhetin...

Komisioni për Financa dhe Buxhet ,vazhdon debatin e amendamenteve për Buxhetin për vitin 2021 që filloi javën e kaluar.
Të ardhurat e buxhetit parashikohen në 212.6 miliardë denarë ose 8.3 përqind më shumë se ribalanci i dytë i buxhetit për vitin 2020. Shpenzimet për vitin 2021 janë parashikuar në nivel prej 247.5 miliardë denarë ose 2.1 përqind më të ulëta se shpenzimet e parashikuara në buxhetin e dytë shtesë për vitin 2020.
Deficiti buxhetor është parashikuar në nivelin 34.8 miliardë denarë ose 4.9 përqind të BPV-së, që është 3.6 pikë përqindje më pak se deficiti buxhetor i parashikuar për vitin 2020.
Seancë do të mbajë edhe Komisioni për politikë të jashtme.
Në rend dite të Komisionit për Politikë të Jashtme është propozim Ligji për ratifikimin e Protokollit plotësues për tregti me shërbime ndaj Marrëveshjes për qasje në Marrëveshjen qendrore evropiane për tregti të lirë.
