Maqedoni

Greqia zgjat mbylljen e kufirit me RMV-në e shtete e treta, deri më 14 dhjetor

01.12.2020 11:39

Vendimi i qeverisë greke për kufizimet e përkohshme në kalimet kufitare dhe ndalimin e hyrjes...

Vendimi i qeverisë greke për kufizimet e përkohshme në kalimet kufitare dhe ndalimin e hyrjes në vend për shtetasit e vendeve të treta do të zgjatet deri në 14 Dhjetor.
 
Për turistët dhe shtetasit e huaj me dokumente greke apo të BE-së kërkohet që ata të paraqesin në Kakavijë një test negativ Covid-19 të bërë 72 orë para hyrjes, test që do të rivlerësohet nga autoritetet  greke në kufi.
 
Ky vendim i ri qeveritar grek përfshin një ndalim të përkohshëm të hyrjes në Greqi të të gjithë shtetasve të vendeve të treta nga çdo pikë hyrjeje, në çdo mënyrë dhe me çdo automjet, përfshirë lidhjet ajrore, detare, hekurudhore dhe rrugore.
 
Përjashtim bëhet krahas shtetasve të BE-së edhe për qytetarët e Australisë, Japonisë, Zelandës së Re, Ruandës, Koresë së Jugut, Tajlandës, Uruguait, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Singaporit.