Kampioni i Formula 1 Lewis Hamilton infektohet me koronavirus
01.12.2020 12:05
Kompioni botëror i garave Formula 1, Lewis Hamilton ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirus...
Kompioni botëror i garave Formula 1, Lewis Hamilton ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirus dhe do të mungojë në garën Sakhir Grand Prix në Bahrein këtë fundjavë ka njoftuar ekipi i tij më 1 dhjeor.
Hamilton është testuar tri herë javën e kaluar dhe ka dalë negativ secilën herë, për herë të fundit më 29 nëntor.
“Mirëpo ai është zgjuar të hënën (30 dhjetor) me simptoma të lehta dhe është informuar në të njëjtën kohë se një kontakt i tij ka rezultar pozitiv, para arritjes në Bahrein”, ka thënë ekipi i tij.
“Prandaj Lewis është testuar edhe një herë dhe ka dalë pozitiv. Kjo gjë është konfirmuar pas ritestimit”.
Hamilton, 35-vjeçar, është në izolim, bazuar në protokollet shëndetësore në Bahrein.
“Përveç simptomave të lehta, ai është në gjendje të mirë dhe i gjithë ekipi i tij i ka dëshiruar ekip të shpejtë”, është thënë në njoftim.
Hamilton tashmë ka siguruar një titull të shtatë botëror, njëherësh rekord në garën me makina.