Maqedoni

Turizmi në Strugë e Ohër, kërkohet vazhdim i afatit të vauçerëve

01.12.2020 12:34

Dhjetra hotele në Strugë e Ohër, kanë mbyllur dyert në pamundësi për të mbuluar harxhimet për shkak të numrit të ulët të vizitorëve....

Dhjetra hotele në Strugë e Ohër, kanë mbyllur dyert në pamundësi për të mbuluar harxhimet për shkak të numrit të ulët të vizitorëve. Pronarët e objekteve hotelierike që ende janë hapur, vlerësojnë se qeveria duhet të vazhdojë të ndajë vaucerë për turizëm. Afati për përdorimin e vaucerëve prej 6 mijë denarësh të ndarë më herët, skadon në mes të dhjetorit. Ata thonë se nëse vazhdon mbështetja përmes vaucerëve, mund të kenë klientë edhe gjatë pushimeve dimërore.
 
"Nëse nuk vazhdohen nuk besoj se do kemi klientë, rezervime nuk ka fare.", tha një punonjës turistik.
 
Shumë qytetarë që përfituan vaucerë nuk i përdorën të njejtët. Kishte kërkesa për t’i këmbyer ato edhe me të holla, por kjo nuk iu mundësua.
 
"Një pjesë i përdorën, të tjerët mesa duket nuk kanë ndërmend t’i përdorin e kërkuan mënyra që t’i këmbejnë me para por kjo nuk ishte e mundur, ka pasur shumë kontrolle e ashtu duhej të ishte . Shpresojmë që të mudn ti përdorin për pushimet dimërore sepse aktualisht ato kanë vlerë edhe pak javë.", tha një punonjës turistik.
 
Deri në pranverën e ardhëshme, hotelet në Strugë e Ohër, nuk kanë shpresë për kthimin në punë e për shka të shifrave tnë rritje të të infktuarve, ende nuk ka rezervime as për festat e Vitit të Ri.