Botë
Covid-19, masa të rrepta kufizuese në Los Anxhelos
01.12.2020 13:40
Të gjitha grumbullimet publike dhe private me këdo jashtë shtëpisë janë të ndaluara në Los Anxhelos...

Të gjitha grumbullimet publike dhe private me këdo jashtë shtëpisë janë të ndaluara në Los Anxhelos, pasi shumica e vendit përballet me një valë të paparë të Covid-19.
Ndalimi do të zgjasë tre javë, duke filluar që nga dje dhe përfundon më 20 dhjetor.
Të 10 milionë banorëve u kërkohet të qëndrojnë në shtëpi sa më shumë që të jetë e mundur dhe të mbajnë maska kur janë jashtë, kur shkojnë në plazh dhe parqe, tha Departamenti i Shëndetit Publik të Qarkut të Los Anxhelosit, i cili lëshoi urdhrin javën e kaluar.
Të gjitha terrenet e lojërave do të jenë të mbyllura, por plazhet dhe parqet do të mbeten të hapura për ata që jetojnë në të njëjtën familje.
Urdhri gjithashtu ul maksimumin e shfrytëzimit për bizneset thelbësore në 35%, dhe për bizneset jo-thelbësore, shërbimet e kujdesit personal dhe bibliotekat në 20%.
Bizneset që veprojnë jashtë, përfshirë qendrat e fitnesit, kopshtet zoologjike dhe kopshtet botanike, reduktohen në një kapacitet maksimal prej 50%.
Urdhri përjashton shërbimet në kishë dhe protestat në natyrë, të cilat janë të drejta, të mbrojtura me kushtetutë.
Los Anxhelos, qarku më i populluar në SHBA, kohët e fundit raportoi një numër rekord të infeksioneve të reja të Covid-19 dhe shumë vdekje në muaj.
