Botë

Afrikë/ 263 viktima dhe mbi 10 mijë raste të reja me COVID-19

01.12.2020 14:04

Në kontinentin e Afrikës ka arritur në rreth 2 milionë e 187 mijë numri i rasteve me koronavirus....

Në kontinentin e Afrikës ka arritur në rreth 2 milionë e 187 mijë numri i rasteve me koronavirus.
 
Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë, me 10.397 raste të reja në 24 orët e fundit numri i rasteve në gjithë kontinentin është rritur në 2.187.333 ndërsa numri i viktimave me 263 vdekje të reja arrin në 52.083.
 
Numri më i lartë i viktimave nga COVID-19 deri më sot në kontinent është regjistruar në Afrikën e Jugut me 21.535, ndërsa në Egjipt janë regjistruar 6.650 dhe në Marok 5.846 vdekje.
 
Në Sejshelle dhe Eritrea nuk është raportuar asnjë vdekje me burim nga COVID-19.
 
Vendet me numrin më të madh të rasteve në kontinent janë Afrika e Jugut me 790.004 raste e cila pasohet nga Maroku me 356.336 dhe Egjipti me 115.911 raste.
 
Deri më tani në Afrikë janë shëruar 1.853.296 persona të infektuar.