Maqedoni

Kumanovë, Covid-19 intensifikon punën e ndihmës së shpejtë

01.12.2020 14:20

Rritja e numrit të të prekurve nga Virusi Korona në Kumanovë dukshëm ka intensifikuar aktivitetet e të punësuarve në Ndihmën e Shpejtë në Kumanovë...

Rritja e numrit të të prekurve nga Virusi Korona në Kumanovë dukshëm ka intensifikuar aktivitetet e të punësuarve në Ndihmën e Shpejtë në Kumanovë. Këtu thonë se thirrjet qoftë për transport apo vizita shtëpiake janë shumëfishuar kryesisht nga pacientë me simptoma të COVID-19.
 
“Kemi mbi 20 thirrje në ditë për transport në repartin infekti, të pacientëve me simptoma të virusit COVID-19. Por duhet të theksojmë faktin se ne i transportojmë pacientët edhe në Shkup, në Klinikën Infektive, në Spitalin 8 Shtatori, kurse tash edhe në spitalet private “Sistina” dhe “Filipi I dytë”. Ne punojmë vetëm dy ekipe në ditë dhe paraqet shifër e lartë e pacientëve për ne pasiqë kryejmë edhe kontrollet edhe transportin e tyre”, tha Katerina Ivanovska, mjeke e ndihmës së shpejtë, Kumanovë.
 
Numër dukshëm më i madh është për vizita shtëpiake të pacientëve me simptoma të Virusit Korona, përcka brenda ditës kryhen deri në 130 vizita e madje edhe më tepër. 
 
“Gjithashtu kemi edhe rritje të numrit të vizitave shtëpiake që mesatarisht arrijnë nga 120 deri 130 vizita në ditë, por cdo ditë me tedendencë të rritjes së numrit pasiqë na paraqiten raste të reja me simptpoma të COVID-19. Të punësuarit kanë filluar të ndiejnë prersionin nga thirrjet e shumta aq më tepër kur punojmë në kushte të vështira me veshjet adekuate për mbrojtje nga Virusi Korona”, tha mes tjerash Ivanovska.
 
Nga fillimi i Pandemisë në rajonin e Kumanovës janë regjistruar 3748 qytetarë të prekur nga Virusi Korona, nga të cilët 2663 tashmë janë shëruar, kurse edhe 952 raste janë aktive. Për fat të keq betejën me COVID-19 e kanë humbur 133 pacientë të moshave të ndryshme.
 
FATLUM AQIFI