Maqedoni
Prilep, dhjetë mjekë amë vullnetarë në ndihmë të spitalit
01.12.2020 14:32
Nga 6 orë në ditë, mjekët amë në Prilej punojnë si vullnetarë në repartin infektiv të spitalit të qytetit duke ndihmuar në ambulancën ditore...

Nga 6 orë në ditë, mjekët amë në Prilej punojnë si vullnetarë në repartin infektiv të spitalit të qytetit duke ndihmuar në ambulancën ditore, deri tani janë paraqitur si vullnetarë dhjetë prej tyre. Ftesa është e hapur për të gjithë që mund ti vijnë në ndihmë personelit të spitalit të stërlodhur nga numrat në rritje të pacientëve që këkrojnë shërbim pa pushim.
"Mjekët amë filluan në mënyrë vullnetare të kryejnë kontrolle në ambulancën e klinikës infective cdo ditë nga ora 16 deri në orën 22. Çdo ditë nga një mjek I ndryshëm. Po shkon mirë ky process edhe pse është herët të analizojmë.", tha nje mjeke amë.
Spitali I qytetit filloi për herë të parë aplikimin edhe të testeve të shpejta që për momentin janë 300. Me këtë do të zvogëlohet koha e pritjes së pacientëve për t’u shtruar në spital.
"I kemi pranuar tashmë e duhet të fillojmë t’i aplikojmë. Me këtë, rezultatet për pacientët pozitivë do i marri për 30 minuta deri në një orë e ai pacient mud të transferohet më shpejt në repartin e pacientëve pozitivë.", u shpreh nje mjek amë.
Në 5 repartet Covid në Prilep ka 125 pacientë aktualisht e ka rreth dhjetë shtretër të lirë. Por dy e treta e pacientëve janë me mbështetje oksigjeni.
"Ajo që na rëndon për mpomentin është numri I pacientëve me mbështetje oksigjeni. Nëse më herët gjysma e pacientëve kishin nevojë për oksigjen, tani janë rreth 70 %. Në ditët e fundit pacientët që po shtrohen janë më të moshuar.", tha nje mjek amë.
Spitali i Prilepit nuk ka më hapësirë për të shtuar repartet Covid. Nëse ka nevojë mund të lirohen një ose dy dhoma nga repartet e tjera. Numri I kontrolleve javën e fundit u zvogëlua për 18% që jep shpresë se situate po stabilizohet.
NERMINE MULAKI
