Amendamentet kundër kuvendit “online”, LSDM: Opozita punon kundër qytetarëve
LSDM akuzon VMRO-DPMNE-në...

LSDM akuzon VMRO-DPMNE-në se po përpiqet të pengojë miratimin e ndryshimeve të Rregullores, me amendamente të shumta duke bllokuar ligjvënësin në këtë kohe pandemie.
LSDM thotë se e me apo pa VMRO në në seanca, kuvendi do të funksionojë e do përkushtohet në reformat e rëndësishme për qytetarët dhe shtetin.
“Kur nuk arritën dot të bojkotojnë seancën, tani po bllokojnë komisionet. Komisionet që drejtohen nga Opozita, nuk kanë caktuar ende seanca në mënyrë që këto ligje të vazhdojnë fazat e mëtejshme. Ndoshta 6,000 denarë nuk do të thonë asgjë për ta, por në këto kohë të vështira ata do të thonë shumë për qytetarët. Është një sjellje e turpshme dhe e papërgjegjshme, por kjo është fytyra e vërtetë e VMRO DPMNE-së. Gjithmonë vë pengesa dhe vepron në dëm të shtetit dhe institucioneve. Kjo është arsyeja pse bëjnë përpjekje për të parandaluar miratimin e ndryshimeve në Rregullore me një numër amendamentesh jo logjike. Kjo tregon dëshirën e VMRO-DPMNE për të bllokuar qëllimisht punën e Kuvendit gjatë pandemisë së virusit korona” – tha Koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së, Jovan Mitreski.
VMRO-DPMNE: Deputetët fizikisht në punë si gjithë të tjerët
Por VMRO-DPMNE thonë se një nismë e tillë është kundër-kushtetuese, kurse parashtrimin e amendamenteve e shohin jo si bllokim të punës së Kuvendit, por si mbrojtje të Kushtetutës.
“Rregullorja nuk mundet të jetë akt i cili do të nënshkruaj norma të cilat janë në kundërshtim me Kushtutën. Neni 69 nga kushtetuta është e qartë se Kuvendi punon me pjesmarrje të shumicës së deputetëve dhe vlerësojmës e pjesmarrja është një term qartë i definuar se çfarë do të thotë. Nëse munden punëtorët tjerë, njerëzit tjerë mediat, policia, mjekët, shitësit dhe të gjithë tjerë me pjesmarrjen e tyre ta fitojnë rrogën e vet, atëherë vlerësojmë se edhe deputetët duhet të respektojnë kushtetutën dhe të jenë të pranishëm në Kuvend” – tha Antonio Milloshovski nga VMRO DPMNE.
Jo vetëm VMRO-DPMNE por edhe partitë e tjera të opozitës, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa si dhe ‘E majta’ parashtruan mbi 3.000 amendamente për të blokuar ndryshimet në rregullore ku parashihet përfshirja e deputetëve në seancë online nëse ndodhen në izolim nga COVID-19. Kryeparlamentari Xhaferi thotë se po bëhen përpjekje që Kuvendit të gjejë zgjidhje të përbashkët të pranueshme me opozitën për punën dhe votimin nga distance, me qëllim të funksionimit të papenguar të dhomës ligjvënëse.
Maxhoranca ndërkohë konsideron se zgjidhja që propozon Xhaferi është e mirë për funksionimin e pandërprerë të Kuvendit. (Ersan Pajaziti, TVM2)
