MBA programi së shpejti i disponueshëm për studentët e Maqedonisë

12.11.2014 10:25

Fakulteti për menaxhment nga Mahstrit dhe Universiteti Amerikan Kolexh-Shkup sot në Shkup do të nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim dhe për fillimin e MBA programit të parë në Maqedoni..........

Në nënshkrim do të marrë pjesë edhe ministri i Arsimit dhe Shkencës Abdylaqim Ademi.

MBA programi është akredituar deri te trupa të ndryshëm - ACBSP, AMBA dhe IACBE dhe do t'u mundësojë studentëve nga Maqedonia dhe nga rajoni që të marrin diploma në Universitetin e renditur në vendin e 76-të në botë sipas Listës së Shangait.

Është paraparë që programi të fillojë me punë në muajin mars të vitit të ardhshëm, ndërsa regjistrimet do të fillojnë nga janari. Shumica e profesorëve do të jenë nga Fakulteti për menaxhment nga Mastrihti, ndërsa nëntë nga Universiteti Amerikan Kolexh-Shkup.