Maqedoni

VMRO-DPMNE në protestë: Qeveria të tregojë çfarë dakordon me Sofjen

01.12.2020 15:45

VMRO-DPMNE protestoi këtë të martë para Minisrisë së Jashtme duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Zoran Zaev...

VMRO-DPMNE protestoi këtë të martë para Minisrisë së Jashtme duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Zoran Zaev, zv/kryeministrit për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov dhe shefit të diplomacisë së RMV-së Bujar Osmani. Kërkesën e bazojnë në dyshimet për negociata të zhvilluara me palën bullgare gjatë fundjavës.
 
"Vetëm një politikan  amator mund të nënshkruajë një marrëveshje të tillë në të cilën historia do të jetë një kriter për përparimin e vendit në procesin e anëtarësimit të plotë brenda BE-së. Një marrëveshje që konteston origjinën, rrënjët e gjuhës, në të cilën kontestohen faktet historike dhe ato janë një kriter faktik për anëtarësimin e mëtejshëm të plotë në BE, nuk është marrëveshje.", tha Hristian Mickovski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.
 
LSDM: VMRO-DPMNE bën teatër me interesat e shtetit
 
Pas një kohe të gjatë, me kërkesë të VMRO-DPMNE-së është mbledhur edhe Komisioni parlamentar për Politikë të Jashtme, për të ndërtuar sipas opozitës, konsensus kombëtar pas vetos bullgare për fillimin e negociatave. Propozimi u refuzuar nga deputetët e shumicës e këtë opozita e Konsideroi si sabotim i kërkesave për transparencë në negociatat Shkup – Sofje. LSDM akuzon opozitën se punon kundër interesave të shtetit dhe se kërkon të bëjë teatër me këtë çështje. 
 
"Gjatë fundjavës një ekip i MPJ-së i drejtuar nga Osmani dhe tre bashkëpunëtorët e tij, gjatë gjithë fundjavës ishin Mbyllur në Ministrinë e Jashtme me kolegë të tyre nga Sofja. Për çka kanë negociuar dhe për çka janë dakorduar? Në llogari të kujt? Kush ua ka dhënë mandatin të negociojnë për historinë dhe gjuhën e popullit maqedonas.", tha Antonio Miloshoski nga VMRO-DPMNE.
 
"Për gjuhën maqedonase, për identitetin maqedonas, që janë fakt, nuk shohim përse të diskutohet në kuvend, është fakt e nuk ka përse të sdiskutohet në kuvend. Nëse duan të flasin për tkëto gjëra le ta bëjnë diku tjetër po në kuvend.", tha Jovan Mitreski nga LSDM
 
Nga qeveria ndërkohë nuk deshën të japin hollësi se çfarë bisedohet por këmbëngulin se ardhmëria europiane është receta e vetme për parandaloimin e tendencave të politikës tetrograde mes vendeve të ballkanit e ndërtimit të një ardhmërie prosperuese.
 
FARIJE DAUTI BAKIU