Boçvarski: Investime kapitale, për rritje ekonomike

01.12.2020 16:55

Buxheti për vitin 2021 në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve...

Buxheti për vitin 2021 në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve do të jetë 5 miliard e 306 milion denarë, nga të cilat 4 miliard e 404 milon denar  parashikohen për projekte kapitale. 

Ministri i Tranportit dhe Lidhjeve Bllagoj Bocvarski thekson se investime planifikohet të këtë në fushën e gazifikimit, infrastrukturës hekurudhore dhe ndërimet e banesave. 

Ai thotë se është i lumtur që gjatë kohës së pandemisë nuk ka pasur punonjës të pushur nga puna në sektorin e ndërtimtarisë.

“Ishtë një vit i vështirë për të gjithë ne, por jam i lumtur me faktin që nuk ka pushime nga puna të punëtorëve në sektorin e ndërtimit, gjë që na jep të drejtën të konkludojmë se ndikimi më i madh për këto kanë investimet kapitale në ndërtimin e infrastruktures. Kjo është arsyeja pse investimi në projekte kapitale tani është më se i nevojshëm për ta kthyer ekonominë në normat e dëshiruara të rritjes, për të mbajtur të punësuarit në vendet e tyre të punës por edhe për të siguruar procese transparente bazuar në nevojat e ndryshme të qytetarëve” – tha Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski.

Boçvarski njoftoi punë intensive në ndërtimin e autostradave, mes tyre edhe vazhdimin e autostradës Shkup-Bllacë.

“Vazhdon ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë. Do të ndërtohen rrugë ekspres nga Shtipi në Radovish, nga Krupishte në Koçani, Gradsko në Prilep dhe nga Rankovce në Kriva Pallankë. Vazhdojmë me rehabilitimin e mbi tridhjetë rrugëve rajonale” – u shpreh Boçvarski.

Për vitin e ardhshëm 134 milion denarë janë planifikuar për ndërtimin e banesave sociale, 114 milion denarë për të lehtësuar tregtinë në Ballkanin Perëndimor. (Sedat Selimi, TVM2)