Maqedoni

Mësimi online, Carovska: 90% e nxënësve të përfshirë në sistem

01.12.2020 17:13

Sistemi arsimor është nën kontroll edhe në kuste pandemie thotë Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Mila Carovska....

Sistemi arsimor është nën kontroll edhe në kuste pandemie thotë Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Mila Carovska. Sipas saj, vetëm 0.5% e nxënësve dhe 1% e mësuesve janë pozitivë, që nuk është numër i madh. Sa i përket mësimit online, Carovska vlerëson se megjithë problemet ai po rezulton I suksesshëm dhe 90% e nxënësve tani janë të përsfirë në mësimin online. 
 
“Deri dje, vetëm 66 nxënës dhe 160 mësimdhënës me prani fizike janë pozitivë. Kjo është 0.05 për qind nga numri i nxënësve që janë me prani fizike në shkolla, dhe më pak se 1 për qind për arsimtarët. Kjo tregon se sistemi arsimor në kohe pandemie është nën kontroll dhe numrat janë të ulëta. Asnjëherë nuk mund të themi se është e përkryer për shkak se duhet të jemi real. Në kushte në të cilat jetojmë dhe me kapacitet që i disponon shteti, me ato menaxhojmë për momentin. Në tetor nisëm me 70 për qind të nxënësve të përfshihen në mësimin online në mënyrë që sot të kemi më shumë se 90 për qind.”, tha Mila Carovska, ministre e Arsimit dhe Shkencës.
 
FARIJE DAUTI BAKIU